Skandali vazhdon/ "BigMarket" nxjerr me ‘oferta të çmendura’ fileton dhe salsiçet me salmonelë të “diMal”!

1 Prill 2025, 13:55Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mond Goxha, pronar i kompanive AMG FOOD dhe DIMAL INC

Një skandal i rëndë ka tronditur tregun shqiptar të ushqimeve, pasi kompania AMG FOOD ka importuar nga Brazili nëpërmjet Portit të Durrësit 7.8 ton fileto pule të ngrirë, e cila pas analizave të kryera ka rezultuar e kontaminuar me salmonelë.

Nga kjo sasi, autoritetet kanë bllokuar 5.2 ton mish të mbetur tek importuesi, por 2.6 ton rezulton se janë shpërndarë në treg për konsumatorët shqiptarë.

Përgjegjës për këtë situatë të rrezikshme është biznesmeni, Mond Goxha, pronar i kompanive AMG FOOD dhe DIMAL INC, produkte që shiten në supermarkete dhe dyqane të ndryshme në vend.

Një prej këtyre marketeve që shet produkte DIMAL, është BigMarket në pronësi të deputetit Vullnet Sinaj.

Më 27 mars, rrjeti i marketeve BigMarket ka shpërndarë katalogun me ofertat e Bajramit, oferta që zgjasin deri më 3 prill.

Por ajo që bie në sy është fakti se në mesin e ofertave "të çmendura" janë edhe produktet e pulës nga DIMAL.

Kështu, salçiçet e pulës DIMAL me peshë 400 gram shiten 1+1 falas për vetëm 299 lekë.

Skandali vazhdon/ "BigMarket" nxjerr me ‘oferta të
Foto e marrë nga FACEBOOK i BigMarket në Kavajë

Ndërsa filetoja e pulës që me çmim normal është 600 lekë, shitet 499 lekë kilogrami.

Joq shkruan se qytetarët kanë dyshime se kjo mund të jetë një praktikë e BigMarket për të zbrazur sa më parë raftet nga produktet DIMAL pasi skandali u zbulua zyrtarisht më datë 28 mars.

Kujtojmë se me të mbërritur në Shqipëri, ngarkesa është marrë monstër nga AKU dhe ISUV, dy institucionet përgjegjëse për sigurinë ushqimore.

Që nga momenti kapjes së sasisë së filetos së pulës me salmonelë më 11 mars, AKU nuk ka bërë asnjë njoftim për konsumatorin dhe ka dalë me një dekaratë 1 javë pasi u kryen analizat.

Ngarkesa ka rezultuar me përmbajtje salmonele por jo me një emër të saktë për llojin e salmonelës.

Kjo ka mjaftuar që institucionet dhe kompania të bëjnë paktin e radhës për të shitur “helm” në tavolinat e shqiptarëve.

Edhe pse mishi i pulës ka dalë me salmonelë, ISUV, ky institucion fantazmë që ndërron drejtorë sa herë plas një skandal me sigurinë ushqimore ka vendosur të thellojë analizat por të mos pengojë shitjen në treg të produktit.

Kompania DIMAL ka arritur të shpërndajë e qetë mishin e infektuar në një rrjet supermarketesh që përbëhet nga Big Market, Xhangolli apo Joena, shkruan replikë.

7 ditë pas futjes në Shqipëri, rezultatet e analizave treguan se mishi ishte i infektuar me llojin më të rëndë të bakterit të salmonelës që nuk duhet të kishte dalë asnjëherë në treg.

Video