Skandali te Onkologjiku / Apeli rrëzon kërkesën për ndryshim masash, çështja i ka kaluar GJKKO-së

25 Korrik 2024, 14:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mjekët e Onkologjikut

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka shqyrtuar kërkesën e të akuzuarve për skandalin te spitali Onkologjik, mes tyre dhe mjekët Edmond Gashi dhe Alketa Pere dhe zv.drejtoreshën e QSUNT Brikena Qirjazi, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

Në përfundim të gjykimit, në Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjyqtari Astrit Kalaja vendosi të mos pranojë ankimimin e bërë nga personat në hetim, për shkak të mungesës së objektit të ankimit. Kjo pasi kjo çështje tani i ka kaluar SPAK e GJKKO, pasi Gjykata shpalli moskompetencë.

“Në përfundim të gjykimit, në Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sot më datë 25.07.2024, me Gjyqtar z. Astrit Kalaja u vendos “Mospranimi i ankimit të bërë nga personat nën hetimi E. G, B. Q dhe F. M, kundër vendimit nr. 1651 Akti, datë 27.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë” , për shkak të mungesës së objektit të ankimit.

Masat e sigurimit të caktuara me vendimin objekt ankimi janë verifikuar me datë 24.07.2024, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në përputhje me nenin 88 të K.Pr.Penale, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore”, sqarohet në komunikatën zyrtare.

Kujtojmë se në hetim janë:

Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Halil Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave”

Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”

Drilona Kishta e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre”

VENDIMI I PLOTË:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në shtëpi” dhe “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj:

(i) personave nën hetim me iniciale E. G, E. L, A. Y (P) mjekë pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, si dhe ndaj shtetases B. Q zv/drejtoreshë pranë këtij institucioni, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal,
(ii) personit nën hetim me iniciale H. G, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Fshehjes së të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/1Kodit Penal, dhe ndaj
(iii) personit nën hetim me iniciale F. M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuar nga neni 178 e 179 i Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 1585 akti, datë 24.06.2024, ka vendosur:

- Caktimin si masë sigurimi atë të “arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit me iniciale E. G, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit "atë të detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore", ndaj shtetasve E. L, A. Y (P) dhe B. Q, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.
- Caktimin si masë sigurimi atë të detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore", ndaj shtetasit me iniciale H. G, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Fshehjes së të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/1 i K. Penal.
- Caktimin si masë sigurimi atë të “arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit me iniciale F. M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuar nga nenet 178 e 179 i K. Penal.

Pas zbatimit të masave të sigurimit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me marrjen në pyetje, ndaj personave nën hetim me iniciale me iniciale E. G, E. L, A. Y (P), B. Q, H. G dhe F. M.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1651 Akti, datë 27.06.2024, ka vendosur:

- Vazhdimin e masës së sigurimit personal "arrest në shtëpi", parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit E. G, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i K. Penal, e vendosur me vendimin nr.1585 Regj. Themeltar, datë 24.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
- Vazhdimin e masës së sigurimit personal "detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore", parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasve E. L, A. Y (P) dhe B. Q, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i K. Penal, e vendosur me vendimin nr.1585 Regj. Themeltar, datë 24.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
- Vazhdimin e masës së sigurimit personal "detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore", parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit H. G, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Fshehjes së të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/1 i K. Penal, e vendosur me vendimin nr.1585 Regj. Themeltar, datë 24.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
- Vazhdimin e masës së sigurimit personal "arrest në shtëpi", parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit F. M, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuar nga nenet 178 e 179 i K. Penal, e vendosur me vendimin nr.1585 Regj. Themeltar, datë 24.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

1.Nga personi nën hetim me iniciale F. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e masës së sigurimit detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
2. Nga personi nën hetim me iniciale F. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e masës së sigurimit “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
3. Nga personi nën hetim me iniciale B. Q, e cila kërkoi shfuqizimin e vendimit pasi nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm që të ketë kryer veprën penale.

Në përfundim të gjykimit, në Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sot më datë 25.07.2024, me Gjyqtar z. Astrit Kalaja u vendos “Mospranimi i ankimit të bërë nga personat nën hetimi E. G, B. Q dhe F. M, kundër vendimit nr. 1651 Akti, datë 27.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë” , për shkak të mungesës së objektit të ankimit. Masat e sigurimit të caktuara me vendimin objekt ankimi janë verifikuar me datë 24.07.2024, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në përputhje me nenin 88 të K.Pr.Penale, si gjykatë kompetente nga pikpamja lendore.

Video