VIDEO / Erzen Breçani mbërrin në SPAK, ja dy akuzat që pritet t'i komunikohen

25 Korrik 2024, 12:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erzen Breçani

Erzen Breçani ka mbërritur pak çaste më parë në ambientet e SPAK.

Ndaj tij priten të ngrihen dy akuza, ajo e “pastrimit të parave” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.

Breçani vjen në SPAK rreth një javë pas lirimit të tij nga qelia. Ishte Apeli i Posaçëm ai i cili ia ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Në seancën e sotme, pritet t’i komunikohen akuzat edhe Dedan Gjonit e Bujar Ajetit (Gërmizi).

Breçani u vu në pranga në muajin nëntor të vitit 2023 me urdhër të SPAK. Në nëntor, Prokuroria e Posaçme lëshoi 11 urdhër arreste, ku disa prej tyre u ekzekutuan, ndërsa disa të tjerë jo, për shkak se nuk u gjenden në territorin shqiptar.

Në kërkim mbeten Ervin Mata, Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit.

Ai është parë i qeshur të hyjë pranë SPAK-ut, teksa nuk ka folur për gazetarët që ndodheshin te dera e institucionit.

Video