SKANDALI me 'Wizz Air'/ Shqiptarët në Paris: Po presim më shumë se tre orë me fëmijë e të moshuar

12 March 2023, 08:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SKANDALI me 'Wizz Air'/ Shqiptarët në Paris: Po presim
Në foto: Wizz Air

Linja ajrore “Wizz Air” ka shfaqur sërish probleme, udhëtarë shqiptarë në Aeroportin e Beauvias në Paris, mes tyre fëmijë dhe të moshuar kanë pritur më shumë se 3 orë për t’u nisur drejt Aeroportit Nënë Tereza.

Një prej qytetarëve denoncon se nuk dihet ende se kur situata mund t’i rikthehet normalitetit.

Qytetari konfirmoi se ka tentuar disa herë të ketë komunikime me personat përkatës në Aeroport, por pa rezultat konkret, ndërsa situata sa vjen e bëhet më e vështirë.

Sipas tyre, probleme të kësaj natyre janë sistematike në këtë aeroport, nga linja “Wizz Air”.


Video