SKANDALI i diplomave/ U përfol se u korruptua me 1 çantë, reagon zyrtarja e arsimit!

17 Shtator 2024, 15:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiponja Telhaj

Kryetarja e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Shqiponja Telhaj, ka reaguar pas deklaratave në mediat italiane të cilat shkruanin se dyshohej se ajo ishte përfshirë në një rast korrupsioni me diplomat.

Në këmbim kishte marrë një çantë të shtrenjtë të markës Louis Vuitton në vlerën e 2 mijë eurove.

Komentet Telhaj i ka bërë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, të cilat vijnë pasi disa persona ranë në pranga në Itali, në lidhje me diplomat false që universitetet shqiptare jepnin për shtetasit në vendin fqinj.

Në postimin e saj Telhaj shkruan se nuk ka pranuar asnjë dhuratë, madje nuk ka pirë asnjë kafe nga asnjë përfaqësues i universiteteve të huaja apo shqiptare.

Ajo ka kërkuar gjithashtu se autoritetet zyrtare dhe mediat që kanë përmendur emrin e saj në lidhje me dosjen e universitetit Wisdom, të kërkojnë falje.

Shqiponja (Aquila) Telhaj nuk ka pire kurre as edhe nje kafe e nuk ka pranuar kurre asnje dhurate nga asnje perfaqesues i universiteteve te huaj apo shqiptare. Pres qe autoritetet zyrtare dhe mediat qe kane permendur emrin tim pa asnje fakt ne lidhje me dosjen e universitetit Wisdom (perfaqesuesit e te cilit nuk ia kam njohur ndonjehere) te kerkojne falje per shpifjet”, ka shkruar Telhaj.

Video