SKANDALI i 13.5 TON mish me SALMONELË, pronari i 'diMal': S'di sa kam shitur!

29 March 2025, 08:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SKANDALI i 13.5 TON mish me SALMONELË, pronari i 'diMal':
Mondi Goxha

Kompania “diMal Inc.” dhe “AMG FOOD” kanë reaguar zyrtarisht për lajmet e publikuara se në vendin tonë është shitur në treg 13.5 mish me salmonelë.

Përmes deklaratës, kompania “diMal”, në pronësi të Mondi Goxhas shprehet se nuk është importuesi i mishit të papërpunuar të pulës dhe pasi u njoftua se ka dyshime për kontaminim të mishit ndërmori masat paraprake.

Më tej, në deklaratë “diMal” shton se asnjë nga lotet me mish të kontaminuar nuk është përdorur në prodhimin e produkteve apo nënprodukteve.

Por, ditën e sotmë në një deklaratë për mediat, drejtori i Menaxhimit të Riskut në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), Martin Jorgaqi tha se pasi u konstatua mishi i pulës me salmonelë, kompania nuk ka bashkëpunuar me autoritetet dhe nuk ka dhënë informacion të saktë rreth faturave, se në cilat pika shitjesh u shpërnda ky produkt.

Jorgaqi tha se mes AKU-s dhe kompanisë nuk ka bashkëpunim dhe nuk kanë komunikuar për hapat e mëtejshme.

Mediat kanë kontaktuar me pronarin e kompanisë, i cili e ka pranuar se malli (ajo që ka mbetur) me salmonelë është i porositur prej tij.

Por shton se nuk di të thotë një shifër ekzakte sesa ka shitur në treg. Të vetmin koment për situatën e krijuar ka faktin që ndihet nën presion.

"Kam shitur nga malli që ka ardhur i importuar, por nuk kam dijeni sesa. Tani jam nën presion", ka thënë, Mondi Goxha.

Por nuk jep asnjë koment tjetër se përse ka shkelur "filozofinë" e kompanisë që ka ngritur. Sërish në faqen e tyre zyrtare shkruhet se: Cilësia e ushqimit vjen nga burimi, prandaj ne përzgjedhim mishin më të mirë dhe erëzat më cilësore për produktet tona, shkruan zeri.

Me pasion dhe përkushtim përgatisim recepturat origjinale për të sjellë produkte të shijshme Dimal, në zemren e çdo tryeze!

E në fakt kësaj filozofie nuk i kanë qëndruar gjatë duke shpërfillur rregullat për kontrollin e mallit dhe duke u dhënë konsumatorëve të tyre një produkt me salmonelë.


Video