Situatë e rënduar në Vlorë, tymi nga zjarri i mbeturinave "pushton" qytetin

26 July 2024, 09:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Situatë e rënduar në Vlorë, tymi nga zjarri i mbeturinave
Situatë e rënduar në Vlorë

Në kulmin e sezonit turistik, që prej mesditës së djeshme, fusha e mbetjeve në Vlorë vijon të jetë e përfshirë nga flakët.

Zjarri tek mbetjet e qytetit të Vlorës i cili u shfaq ditën e djeshme rreth orës 15:00, ka vijuar gjatë natës por dhe në këtë moment.

Retë e tymit kanë mbuluar një pjesë të mirë të qytetit të Vlorës duke krijuar shqetësime për pushuesit. Për të shuar ketë zjarr, zjarrfikësit dhe punonjësit e bashkisë kanë punuar dhe vijojnë të punojnë, por situata është shumë e rëndë.

Është kërkuar ndihmë nga forcat e armatosura të cilat pritet të vijnë për të ndihmuar zjarrfikësit. E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar ku ka vijuar më shumë se 15 ditë.


Video