U konfirmua një vit më parë, KPA shkarkon gjyqtarin Besnik Hoxha

25 Korrik 2024, 16:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Besnik Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë gjyqtarin e Tiranës, Besnik Hoxha.

Vendimi vjen gati një vit pasi ai u konfirmua në detyrë nga KPK-ja. Por Komisioneri Publik këmbënguli në shkakrimin e Hoxhës, duke pretenduar se gjyqtari nuk arrinte nivel të besueshëm një asnjë nga shtyllat e rivlerësimit.

Hoxha, i cili u konfirmua në detyrë me shumicë votash një vit më parë në KPK, është i njohur si një nga anëtarët e trupës që gjykoi çështjen dhe u dha pafajësi gardistëve të akuzuar për vrasjet në protestën e 21 janarit.

Vendimi i KPK-së për të konfirmuar Hoxhën, u kundërshtua nga Operacioni i Vëzhguesve Ndërkombëtar dhe më pas u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili pretendon se vendimi i KPK-së është i cënueshëm në të tri kriteret e rivlerësimit.

Video