Si ranë autoritetet në gjurmët e shqiptarit që mbahej peng në Angli, çfarë deklaroi vëllai i 30-vjeçarit

2 Tetor 2022, 15:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një konflikt për drogën dyshohet se të ketë qenë dhe arsyeja e pengmarrjes së 30-vjeçarit shqiptar Nertil Buzi në Londër. 

Ka qenë vëllai i tij ai që ka bërë denoncimin në Polici ku ka thënë se për lirimin e të vëllait i ishte kërkuar një shumë prej 400 mijë paundësh. Kjo ka vënë në alarm Policinë shqiptare e cila menjëherë ka vënë në dijeni autoritetet britanike.

Ai pretendonte se pengmarrësit e kishin kërcënuar se nëse nuk paguante shumën, atëherë vëllai do të vritej. Kështu në fshehtësi të plotë autoritetet shqiptare komunikuan me policinë Britanike dhe kërkuan ndihmë për rastin. Një skuadër prej 8 hetuesish Britanikë zbuluan se pengu mbahej në një ambientet në Londrën Lindore. Ai quhej Nertil Buzi dhe në Shqipëri nuk kishte asnjë rekord kriminal, por duket se në Angli ishte përshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.

Sipas informacioneve 30-vjeçari Nertil Buzi ishte dhunuar rëndë gjatë mbajtjes peng. Në pranga për marrjen peng të tij përfunduan 7 shtetas shqiptarë të gjithë të evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli. Policia bëri me dije se Operacioni është në vijim dhe ka gjasë që numri i të arrestuarve të rritet.

 

Video