S'ka reshje, mësoni si do jetë moti këtë javë

2 October 2022, 10:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
S'ka reshje, mësoni si do jetë moti këtë javë
Foto ilustruese

Java e ardhshme në vend do të dominohet nga prania e rrymave ajrore të qendrueshme.

Këto do të sjellin mot me diell e vranësira kryesisht shtresore të larta. Karakteristikë do të jetë prania e mjegullinës së mëngjesit në shumë lugina.

Ditën e hënë në verilindje e lindje të vendit do të krijohen kushtet për reshje të përkohshme shiu.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.

Gjatë ditës temperaturat parashikohen të luhaten si në figurë.

S'ka reshje, mësoni si do jetë moti këtë javë


Video