Shuhet nënkolonel, Agim Sallaku!

17 August 2024, 08:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shuhet nënkolonel, Agim Sallaku!
Piloti i FA dhe nenkoloneli, Agim Sallaku

Agim Sallaku, një ndër pilotët më profesionist të Forcës Ajrore të Ushtrisë Shqiptare, ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Nënkoloneli që me helikopterin e FA ka marrë pjesë në qindra operacione evakuuimi, kërkim-shpëtimi dhe emergjencash natyrore, ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

Nënkolonel Agim Sallaku është trajtuar jashtë vendit muaj më parë, por fatkeqësisht kur u duk se e fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, ajo e ka sulmuar pabesisht duke e ndarë përgjithmonë nga familja, miqtë dhe kolegët në Forcën Ajrore.

Ai ishte një profesionist i Forcave të Armatosura, një ndër pilotët më të mirë të ushtrisë shqiptare, bashkëshort i dashur, baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm dhe një qytetar model i Republikës.


Video