Shtyhet seanca për Veliajn, avokatja kërkon kohë të njihet me aktet

19 Janar 2026, 13:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata e Posaçme shtyu për më 2 shkurt seancën e shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj Erion Veliajt dhe të bashkëpandehurve. I pranishëm në seancë kryebashkiaku ka këmbëngulur në kërkesën e tij për t'u njohur me aktet e dosjes.

Gjykata vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor duke i konsideruar abuzive kërkesën e tij dhe të avokatëve për t'ju dhënë kohë të njihen me dosjen dhe mungesë vullneti për të paraqitur parashtrimet.

Në një moment të mëvonshmëm gjykata ka shfuqizuar vendimin e saj. Kjo ka ardhur pasi avokatja e caktuar kryesisht nga Gjykata për Veliajn, Valtentina Teodoresku, kërkoi autorizim për të takuat në paraburgim Veliajn e më pas për të paraqitur parashtrimet e saj me shkrim.

Gjykata pranoi kërkesën e saj dhe shtyu seancën. 


Video