ARRATISJA e Altin Ndocit/ Lihet në BURG ish-drejtori i Burgut të Durrësit, ja MASA për mjeken!

19 Janar 2026, 10:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Indrit Cërloj/ Ylfete Sema

Gjykata e Durrësit vendosi arrest në burg për drejtorin e arrestuar të burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe arrest në shtëpi për mjeken e institucionit Ylfete Sema, duke lënë kështu në fuqi vendimin paraprak për këta dy shtetas.

Ndërkaq të shtunën e kaluar gjykata e Durrësit la në qeli 3 nga 8 të arrestuarit e tjerë për arratisjen e Altin Ndocit, ndërsa dy të tjerë u lanë arrest shtëpie dhe tre detyrim paraqitjeje.

 


Video