
Shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm më Pogradec.
Objektiv ishte Meardi Berberi, 38-vjeç me precedent të theksuar penal.
Në një intervistë një nga fqinjët tha se shpërthimi ishte shumë i fortë dhe se u ndje shumë.
Sipas tij pastrueset që ishin në punë në ato momente u prekën nga copat e tullave.
‘Shpërthim i fuqishëm shumë ne tashmë ra pallati Ça u bë. Kur dola pashë tym të zi. Pastrueset e i hëngrën copat e tullave. Ajo ishte e tmerrshmja se ulërinë ato, atëherë dola. Policia erdhi vonë. Ishte tmerr fare, thash si bëjnë ata nga Izraeli nga Palestina. Unë thash na erdhi rusi.’ tha fqinji.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.