Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë

2 July 2026, 08:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë
Pamje nga vendngjarja

Një shpërthim me lëndë plasëse, që dyshohet të jetë tritol, është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të enjteje në një lokal në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e lokalit, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet që ndodhej i parkuar pranë vendit të ngjarjes.

Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Vlorës, së bashku me grupin e ekspertizës kriminalistike, të cilët kanë nisur këqyrjen e zonës dhe grumbullimin e provave për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e autorit ose autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë


Video