Shpërthen në flakë makina në Tiranë, çfarë dyshohet

23 December 2023, 15:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthen në flakë makina në Tiranë, çfarë
Foto nga vendngjarja

Një automjet është shkrumbuar plotësisht në dalje të Saukut.

Nga pamjet e siguruara nga Balkanweb tregohet momenti kur zjarrfikësit shkojnë në vendin e ngjarjes. Ndërsa zjarri dyshohet të ketë shpërthyer për shkak të një defekti, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Shoferi i automjetit ka dalë nga makina sapo ka nisur zjarri. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por më kot pasi flakët e kanë shkrumbuar plotësisht automjetin.

 


Video