Aksident në hyrje të Lushnjës, plagosen rëndë çifti i bashkëshortëve (VIDEO)

23 December 2023, 12:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në hyrje të Lushnjës, plagosen rëndë
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjës.

Një automjet tip “Nissan” me targa AA441FN ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të plagosur rëndë dy personat që udhëtonin me të.

Të plagosurit janë një çift bashkëshortësh, të cilët janë transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet përkatëse dhe për të disiplinuar trafikun. Ndërkohë, është bërë edhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit.


Video