Ambasadori Gonzato takon Dumanin: Mbështetje e plotë e BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas

22 December 2023, 20:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasadori Gonzato takon Dumanin: Mbështetje e plotë e BE-së
Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë takimit me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato është takuar sot me kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kirmit të Organizuar, Altin Dumani.

Në një postim në “X”, Gonzato shkruan se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë në BE.

Gonzato i shprehu Dumanit mbështetjen e plotë të BE-së “për një SPAK të pavarur dhe efikas”.

“Rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sot pata takimin tim të parë me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK, Altin Dumani.

E falënderova për angazhimin e tij dhe e sigurova për mbështetjen e plotë të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas”, shkruan Gonzato.


Video