DETAJE / Si u planifikua të kryhej atentati ndaj Gledis Nanos nga grupi i rrezikshëm kriminal!

22 December 2023, 18:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE / Si u planifikua të kryhej atentati ndaj Gledis Nanos nga grupi i
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Detaje të reja mësohen nga plani i një grupi kriminal që raportohet se kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Informacioni është mbajtur sekret dhe larg publikut nga uniformat blu, që kanë hetuar rastin e rëndë.

Sipas informacioneve, atentati ishte planifikuar të kryhej nga një ish-i dënuar që disa ditë më parë kishte lënë qelinë e burgut.

Raportohet se Nano ka patur dijeni për informacionin, por në të njëjtën kohë masat për ruajtjen e tij dhe familjes së tij nuk ishin shtuar.

Mësohet se atentati për eliminimin e Nanos është planifikuar nga një person me rrezikshmëri të lartë, pjesë e një grupi kriminal që Nano e kishte hetuar duke çuar në çmontimin e tij gjatë kohës që mbante postin e drejtorit të Antiterrorit.


Video