Plagosen me thikë dy minorenë në Shkodër

22 December 2023, 18:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosen me thikë dy minorenë në Shkodër
Foto ilustruese

Dy minorenë kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”, dyshohet pas një sherri për motive banale mes tyre.

Dy të plagosurit, 13 dhe 15-vjeç, janë transportuar në spitalin e qytetit ku po marrin mjekimin e duhur.

Sakaq, forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbadhjen e dinamikës së ngjarjes.

"Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur "Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon kontrollolli i zonën, për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia e Shkodrës.


Video