Shoferi i dehur merr para 4 makina dhe përfundon mbi rrethrrotullimin e Kënetës në Durrës

11 January 2024, 19:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shoferi i dehur merr para 4 makina dhe përfundon mbi rrethrrotullimin e

Një shofer i dehur në timon është bërë shkak i një aksidenti të shumëfishtë pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës

Për fat të mirë nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Katër makina janë përplasur nga automjeti nën drejtimin e shoferi të dehur, ndërkohë që vetëm makina e tij ka përfunduar mbi rrethrrotullimin e ish-Kënetës.

Sakaq shoferi i dehur është shoqëruar për më tepër, në vendngjarje janë duke u kryer procedurat përkatëse institucionale.


Video