“Shihemi së shpejti vëlla" - Ilir Metës i shkon në varrimin e të atit edhe... shoku i qelisë

2 Qershor 2026, 16:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Menjëherë pas drekës së mortit, Ilir Meta u takua me familjarët dhe miqtë e tij, për t’iu drejtuar më pas furgonit të policisë për të shkuar drejt qelisë.

Sipas asaj që raporton Anila Hoxha, pjesë e varrimit ishte dhe futbollisti nigerian, Joshua, i cili ka qenë në një qeli me Metën.

“Shihemi së shpejti vëlla”, u dëgjua futbollisti në momentin kur takohet me ish-presidentin.

 


Video