Sherri për tasin e proshutës, detaje tronditëse nga vrasja te “Komuna e Parisit”

28 October 2025, 17:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherri për tasin e proshutës, detaje tronditëse nga vrasja te
Pamje nga vendngjarja

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në bar-restorantin “City Lounge” në “Komunën e Parisit”, ku 41-vjeçari Filip Shehu vrau me thikë kolegun, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari.

Autori dhe viktima ishin të dy punonjës në lokal, picierë të dy, viktima ishte piceri kryesor, ndërsa autori ishte ndihmës

Ata  kanë qenë duke gatuar të dy dhe kanë pasur konflikt për punën.

Debati ka nisur për tasin e proshutës, pra janë zënë për punën.

Gjatë konfliktit autori ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka qëlluar. Krimi ka ndodhur në mes të lokalit në sy të shumë klientëve.

Sherri për tasin e proshutës, detaje tronditëse nga vrasja te
Në foto autori i dyshuar

Sipas dëshmitarëve, autori e ka goditur me thikë në qafë viktimën, duke i shkaktuar vdekjen. Menjëherë pas ngjarjes kanë ndërhyrë edhe stafi i lokalit që kanë neutralizuar autorin.

Palët dyshohet se kishin konflikte herë pas here, pasi mësohet se autori e akuzonte viktimën se e bullizonte vazhdimisht.

34-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Fatkeqësisht, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.


Video