Vrasje me thikë në lagjen Kala të Beratit

28 October 2025, 16:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasje me thikë në lagjen Kala të Beratit
Lagja Kala e Beratit

Një tjetër vrasje me thikë ka tronditur vendin, pas krimit të rëndë te Komuna e Parisit, këtë herë ngjara ka ndodhur në lagjen Kala të Beratit.

Sipas informacioneve paraprake, një 62-vjeçar me precedentë të mëparshëm kriminalë për vrasje në Greqi, është autor i ngjarjes.

Viktimë ka mbetur një 42-vjeçar. Shkaqet e konfliktit janë ende të paqarta, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.


Video