Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një sherr me thikë në fshatin Rajë të Fierzës.
Policia bën me dije se autor i ngjarjes është një 40-vjeçar, i cili ka qëlluar me thikë shtetasit Sh. K., A. P., dhe V. P., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
40-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia thotë se po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë Tropojë:
Rreth orës 17:05 , në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë, dyshohet se shtetasi S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Tropojë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta dhe të mprehtë shtetasit Sh. K., A. P., dhe V. P., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.