
Autoritetet italiane kanë goditur një tjetër rrjet të trafikut të drogës, duke sekuestruar mbi 111 kilogramë kokainë gjatë një operacioni të zhvilluar nga Guardia di Finanza.
Aksioni çoi në arrestimin e tre personave, përfshirë një shtetas shqiptar, si dhe në sekuestrimin e rreth 19 mijë eurove cash, që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal.
Sipas mediave italiane, operacioni, i koordinuar nga Zyra e Prokurorit të Ankonës, filloi pas një sërë kontrollesh në zonat kryesore tregtare të rajonit Marche.
Oficerët e financave ndoqën një makinë deri në brendësi të Parmës, ku panë shkëmbimin e disa çantave me shoferin e një kamioni të rëndë.
Në kabinën e kamionit, ata gjetën 100 blloqe kokaine dhe afërsisht 19,000 euro në para të gatshme, që besohet të jenë pagesa për transportin.
Tre burra, me origjinë shqiptare dhe rumune, u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Parmës. Më shumë se një kuintal kokainë e pastër e fshehur në kamion do të kishte sjellë 20 milionë euro.