Sekuestrohen 4 pistoleta “Glock” në aksin Kardhiq-Delvinë, dyshohet se kishin destinacion Sarandën!

16 Korrik 2026, 11:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një operacion policor i zhvilluar pasditen e djeshme në tunelin e Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, ka çuar në sekuestrimin e katër armëve të zjarrit.

Sipas burimeve paraprake, gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur dhe sekuestruar 4 pistoleta të tipit “Glock”, të cilat dyshohet se kishin si destinacion qytetin e Sarandës.

Deri tani nuk janë bërë të ditura zyrtarisht detaje mbi numrin e të ndaluarve, ndërsa burimet bëjnë me dije se të paktën një prej personave të përfshirë është nga Mallakastra.


Video