46 ditë: Protesta para Kryeministrisë për largimin e Ramës nuk ndalet

15 Korrik 2026, 20:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijojnë tubimin e tyre me fjalime dhe mesazhe kundër politikave aktuale.

Qytetarët protestues kërkojnë ndryshime në skenën politike, duke bërë thirrje për rrëzimin e klasës politike dhe anulimin e ligjit 21/2024.

Tubimi vijon të zhvillohet prej 46 ditësh radhazi, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se do të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.


Video