Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret liderët europianë (VIDEO)

16 May 2025, 10:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret liderët europianë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po pret liderët europianë në Sheshin Skënderbej në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Teksa kreu i qeverisë pret liderët nga vende të ndryshme të Evropës, në Shesh janë organizuar aktivitete me këngë popullore dhe valle.

Samiti i organizuar bashkërisht nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri Edi Rama mbahet në sheshin “Skëndërbej”.

Punimet do të nisin në orën 11:00 për të përfunduar me konferencën përmbyllëse në orën 18.30 të Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministres së Danimarkës, si vendi që do të presë samitin e radhës.

Tema e diskutimit të samitit do të jetë “Evropa e re në një botë të re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i përbashkët”.


Video