
Pse vetëm disa vende mund të kenë armë bërthamore dhe të tjerat ...
20 Qershor, 19:21Fokus
Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 38-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë brenda një automjeti.
Ngjarja ka ndodhur tek zona e Liqenit të Thatë, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasja Erelina. Xh..
Sipas policisë, 38-vjeçarja është vetëvrarë brenda një makine tip Volvo, të parkuar në sheshpushimin poshtë pallatit.
Burime bëjnë me dije se viktima ka qenë e ulur në vendin e pasagjerit kur është gjetur nga policia që është lajmëruar nga motra e 38-vjeçares.
Ende s’dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa nuk ka një njoftim nga policia.