Rreh nënën dhe gruan, i kërcënon se do t’i nxjerrë në rrugë, arrestohet gjirokastriti!

16 Shtator 2023, 13:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 63-vjeçar pasi akuzohet për dhunë në familje.

Arrestimi i tij u bë i mundur pas denoncimit të nënës së tij të moshuar.

83-vjeçarja denoncoi se ishte dhunuar nga i biri. Ajo gjithashtu tha se edhe nusja kishte rënë pre e dhunës të së birit.

Pasi i ka rrahur, 63-vjeçari i ka kërcënuar se do t’i nxirrte nga banesa ku jetonin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mashkullorë.


Video