"Jo mor shok se s'du me vd*k unë", kush është "spaçatori" që siguronte kanabisin nga Kanadaja (Foto)

16 Shtator 2023, 11:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elgert Gjoni/ Përgjimet

Një prej të arrestuarve që pritet të njihet me masën e sigurisë është edhe Elgert Gjoni. Nga hetimet ka rezultuar se ai është personi që siguronte kanabis llambe nga Kanadaja.

I riu është mbajtur për muaj me radhë në vëzhgim nga agjentët e antidrogës, madje është përgjuar, si janë bërë blerje të stimuluara për të faktuar aktivitetin e tij të shpërndarjes së drogës.

Sipas përgjimeve, rezultoi se një dozë të lëndës që ai sillte nga Kanadaja me postë e shiste deri në 300 euro.

Në përgjim, Elgert Gjoni shfaqet duke komunikuar me një nga blerësit e identifikuar me emrin Enea, dhe ky i fundit i kërkon që t'i sigurohet një dozë e tillë.

"Jo mor shok se s'du me vd*k unë", kush është
Elgert Gjoni

Por, sapo njoftohet për efektet që i shkaktohen nga përdorimi i saj, blerësi fillimisht i thotë "jo mor shok se sdu me vdek unë" dhe më pas bie dakord që dozën ta blejë ditë tjetër.

"Jo mor shok se s'du me vd*k unë", kush është
Përgjimet

Mësohet se i arrestuari Elgert Gjoni, bazën e kishte në zonën e Unazës së Re. Kryesisht, për të komunikuar me klientët ai përdorte instagramin.

Në një nga rastet edhe agjenti i infiltruar ka komunikuar po me të po në këtë rrjet social për t'i blerë dozën e kanabisit që ai sillte nga Kanadaja.



Video