Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, këtë herë për masën e sigurisë që është caktuar ndaj tyre nga Apeli i Posaçëm në 3 janar.
Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të martë të mos pranojë rekursin e bërë nga Berisha dhe Malltezi.
Të dy akuzohen për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash nga SPAK, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani në Laprakë.
Me vendimin e sotëm, mbeten në fuqi masat "detyrim paraqitje" për Berishën dhe "arrest në shtëpi" për Malltezin.