U vra apo nuk u vra? Rama: Pse s'ka përgjigje për fatin e Ervis Martinajt, jepini fund këtij seriali

7 September 2022, 16:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U vra apo nuk u vra? Rama: Pse s'ka përgjigje për fatin e Ervis

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp, foli mbi gjendjen në të cilën gjendet sot Policia e shtetit.

Ai u shpreh se ka ende shumë punë për të bërë, ndërsa zbuloi se 29 punonjës policie, 19 prej të cilëve ish-shefa dhe një drejtor, janë dënuar me burg. 

Rama ka folur për herë të parë për të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, i cili prej disa javësh është zhdukur dhe nuk dihet fati i tij, nëse është vrarë apo ka inskenuar ndonjë ngjarje për t’i shpëtuar drejtësisë.

'Trajektorja e vrasjeve, çdo vrasje është një e keqe, po nuk mund të bombardohet opinion që këtu vriten njerëz çdo ditë, në vitin 2012 janë vrarë 125 njerëz dhe krahasimisht, është përgjysmuar. Dhe nëse vjet, deri në fund të korrikut, kishim 38 vrasje, sivjet ishin vetëm 30. Këtë vit ishte numri më i ulët në 30 vjet. Por kjo nuk do të thotë që vrasjet, e sidomos mënyra e vrasjeve.

Nuk po përmend shtete që të mos fillojnëmemet, port ë shikojnë trajektoren, disa vende të BE-së kanë më shumë vrasje, disa të tjerë më pak se sa ne. kur morëm ne detyrën, Shqipëria nuk dukej fare, sepse 125 vrasje në vit janë çdo lloj krahasimi, me kuadrin evropian.

Por gushti, që na solli dhe këtu ku jemi sot, ishte një befasi alarmuese, një situatë e rënduar jo vetëm me vrasjet, por me disa shenja të tjera shqetësuese, pavarësisht se krahasimisht me vitet e mëparshme, ky gusht vijon të jetë me numërin më të ulët.

Gjithçka ka ndodhur në këtë gusht duhet të shërbejë si shuplakë për tu ngritur në këmbë dhe për të vrapuar drejt një rruge më ambicioze për Policinë e Shteti, a është e mundur se Policia e Shtetit nuk ka përgjigje për fatin e një prej personave të rangut kriminal', Rama.

 


Video