Rama përplaset me gazetaren live në TCH: Nuk kam sulmuar asnjë media

27 Mars 2023, 22:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama perplaset me gazetaren Klodiana Lala

Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje live për “Top Story” pati përplasje me gazetaren Klodiana Lala për sulmet e tij ndaj medias.

Në studio po diskutohej sulmi me armë ndaj këtij televizioni, ndërsa gazetarja Klodiana Lala i ka kujtuar Edi Ramws sulmet e tij ndaj mediave duke konsideruar ato si “kazanë”, gazetarët që ka çuar për “riedukim”, mediave të tjera u është vënë tritoli ndërsa për kriminelët ka thënë vetëm “kokat hënshin”.

“A ka marrë krah krimi nga arroganca juaj dhe e pushtetit tuaj duke goditur tani mediat”, e pyeti Klodiana Lala. 

Ndërsa Rama u përgjigj kështu:

“Mëkati më i madh i medias është dezinformimi. Nuk kam ndërmend të bëj asnjë polemikë as me ju as me ndonjë tjetër. Unë jam i neveritur me këtë gjuhë. Mos më ndërprisni. Kjo është jeta e neveritshme që unë po bërtas. Juve dezinformuat.

Në parashtrimin e parë zonja Lala iu referua disa gjërave që nuk janë të pavërteta. Kush ka përdorur tritol ndaj medias? Kjo është jeta e neveritshme që ju më ndërprisni dhe unë nuk flas. Është skandaloze dhe paimagjinueshme jo vetëm për një kryeministër, por për çdokënd që nuk lejohet të flasë.

Unë kazanin e kam përdorur përpara se të fitoja zgjedhjet e 2017-ës. Unë kam përdorur shprehjen e riedukimit për 2 gazetarë të paedukatë. Meqë Klodiana përmend tritoli, mediat janë një gjë dhe biznest pas mediave janë një gjë tjetër. Pronarët që kanë biznese duhet të zbatojnë ligjet sepse do të gjobiten”, tha Rama.

 

 

Video