Rama përgëzon Top Channel për vetëpërmbajtjen: Nuk e drejtuat gishtin tek askush

27 Mars 2023, 22:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama duke folur në Top Story

Kryeministri Edi Rama ka folur sonte në Top Story për sulmin ndaj Top Channel. Ai vlerësoi drejtuesit e Top Medias për vetëpërmbajtjen.

“Ky është një agresion kriminal që i shkon shumë një shprehje frustrimi. Nuk dua të jap opinione, madje dua të ju përgëzoj, në fakt Top Channel që ka qenë i përmbajtur në atë që mund të jetë i natyrshëm prirja për ti drejtuar gishtin, për shkaqe të një sërë aktesh shumë kurajoze, por edhe të dokumentuara kohët e fundit”, tha Rama.

Rama theksoi më tej se:

 “Motivet e drejtpërdrejta të këtij agresioni ende nuk i dimë, por fakti që një breshëri plumbash derdhen në një institucion kombëtar si TCH e bën domosdoshmërisht të lidhur më një media e një institucion kombëtar të lirisë së shtypit dhe shprehjes në tërësi. Pavarësisht se nuk i dimë motivet ekzakte edhe pse mund të them se policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret qoftë në aspektin e kapjes apo motiveve, nuk ka sesi të mbetet pa u përcaktuar si një agresion ndaj një pushteti. Unë shpresoj shumë të keni të drejtë në përcaktimin që i bërë aftësisë time nuhatëse dhe po mundohem të shpjegohem përtej shpjegimit që mund të jap në këtë moment që policia po punon intensivisht. Liria e medias në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në situatën që është sot në aspektin pozitiv, kurrë më parë media nuk ka pasur lirinë të thotë çfarë të dojë e të shprehë çdo këndvështrim madje në një aspekt të abuzojë me lirinë e saj në tërësi. Këtu kam parasysh të gjithë mekanizmin në Shqipëri që sot është në një fushë tërësisht të lirë në çdo pikëpamje. Nëse do të shikojmë shifrat, se në fund të ditës realiteti përcaktohet me përceptim, rendi nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sa sot në aspektin e akteve me pasojë vrasjen apo plagosjen apo pasoja të rënda të kësaj natyre grabitje personi, ka shumë vend për të përmirësuar, as në pozitat e kryeministrit apo personit që po gjykoj nuk mund të mohoj se këto lloj ngjarjesh kanë një mënyrë dhe një shfaqje të agresivitetit që i bën shumë të bujshme e shume shqetësuese”, tha Rama

Video