Qoka e fundit e drejtoreshës së Ministrisë Arisa Cane për Klodia...
12 Shtator, 22:48Fokus
Kryeministri Edi Rama i sapokthyer nga Ankaraja ka kaluar me eskortën e tij pranë protestës qytetare teksa dilte nga godina e Kryeministrisë, në ditën e 40-të radhazi të tubimeve që zhvillohen në Tiranë.
Ndërlojë, edhe këtë të enjte, pjesëmarrësit përsëritën thirrjet që kanë shoqëruar protestën që nga dita e parë, mes tyre: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria Kërkon Revolucion”.
Protesta vijon çdo mbrëmje para Kryeministrisë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se tubimet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.