"Ndaloni grabitjen e tokës dhe pasurisë" - Eurodeputetja franceze në Tiranë në mbështetje të protestës

9 Korrik 2026, 20:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Eurodeputetja franceze Emma Fourreau do vijë në Shqipëri nga data 9 deri më 12 korrik për të ndjekur protestat qytetare që sot janë në ditën e 40-të të qëndresës kundër qeverisë Rama.

Ajo shkruan se ka ardhur për t’u bashkuar me protestat ndërsa bën thirrje për ndalimin e grabitjes së tokës e pasurisë.

“Po shkoj në Shqipëri për të mbështetur revolucionin e flamingove rozë!

Prej më shumë se një muaji, populli shqiptar po ngrihet kundër projektit ekologjik të financuar nga familja Trump dhe korrupsionit të qeverisë socialiste të Edi Ramës.

Ndaloni grabitjen e tokës dhe pasurisë, mbështetni shqiptarët në këtë betejë” – shkruan ajo në Instagram.

Pak ditë më parë në Tiranë ishin një grup tjetër eurodeputetësh që shprehën mbështetjen për protestat qytetare.

"Ndaloni grabitjen e tokës dhe pasurisë" - Eurodeputetja


Video