Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ditë pas zgjedhjeve, kryeministri dhe kryetari i PS Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në rrjete sociale.
“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, shkruan Rama.
Por ajo çka rrëmben vëmendjen në ekranin e kompjuterit të kryeministrit është fjalimi, me shumë gjasë i fitores, ose ai që Rama do të mbajë më 16 maj nga sheshi Skënderbej, ku do të presë liderët e Bashkimit Europian në samitin e përbashkët që zhvillohet në Tiranë.
Kryeministri është duke shkruar: “Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë...”.