
Skandali me rafinerinë e naftës në Cërrik, pasi u zhvat nga Kuru...
12 Qershor, 13:47Fokus
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë zonës turistike të Qeparosë.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes, ndërsa dyshohet se një prej viktimave është shtetas i huaj.
Policia dhe shërbimet e urgjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Trupat e viktimave pritet të transportohen, njëri drejt spitalit të Sarandës dhe tjetri në spitalin e Vlorës.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e ngjarjes apo identitetin e viktimave.