E RËNDË në Fier/ Shpërthen bombola e gazit, plagosen pronari i banesës dhe dy policë!

12 May 2025, 09:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E RËNDË në Fier/ Shpërthen bombola e gazit, plagosen pronari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Fier, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen ‘Konferenca e Pezës’.

Sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, në banesën e shtetasit E. H., ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dhe ndodhet në spital për mjekim pronari i banesës.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe forcave zjarrfikëse, bombula ka pasur një shpërthim të dytë dhe për pasojë janë dëmtuar 2 punonjës të policisë, shtetasi Xh. P. dhe I. K., si edhe një punonjës i zjarrfikëses, shtetasi Sh. K., të cilët po marin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video