Radhë kilometrike në Qafë Botë, qytetarët presin orë të tëra në kufi, nën temperatura të larta. Vonesa nga pala greke

5 Korrik 2025, 10:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qafë Botë

Radhë kilometrike janë krijuar në pikën doganore të Qafë Botës.

Pas arrestimit të 14 doganierëve grekë nën akuzën për kontrabandë mallrash, qindra qytetarë që udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë janë përballur me pritje të gjata deri në 3 orë, ndërsa radhët e automjeteve shtrihen në disa kilometra.

Pala greke aktualisht operon vetëm me dy sportele dhe ka në shërbim vetëm tre doganierë, çka ka reduktuar ndjeshëm ritmin e përpunimit të udhëtarëve dhe automjeteve.

Ndërkohë, pala shqiptare ka vënë në dispozicion tre sportele funksionale, por fluksi i lartë dhe ngadalësia nga pala greke po shkakton vonesa të mëdha.

Video