Qyno: Në pallatin e Alda Klosit jeton edhe prokurorja Ina Rama, Rozeta Dobi e mori kasafortën me batanije

9 January 2023, 22:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qyno: Në pallatin e Alda Klosit jeton edhe prokurorja Ina Rama, Rozeta Dobi
Havier dhe Rozeta Dobi si dhe Alda Klosi

Gazetari i kronikës, Elton Qyno ka zbardhur detajet ku tregon se pastruesja Rozeta Dobi e ka marrë kasafortën nga banesa e zyrtares Alda Klosi me një batanije dhe poshtë pallatit e ka pritur djali i saj.

Ai tha më tej në emisionin "Drejt" se në atë pallat banon edhe Ina Rama që është sot anëtare e KPA-së. Pra ka edhe zyrtarë të tjerë të administratës.

Qyno: Pastruesja e ka marrë kasafortën me një batanije dhe poshtë pallatit e ka pritur djali i saj. Silueta e tyre është kapur nga kamerat e sigurisë. Në atë pallat banon edhe Ina Rama që është sot anëtare e KPA-së. Pra ka edhe zyrtarë të tjerë të administratës.

Ai pallat deri vonë është ruajtur edhe nga Garda e Republikës. Pastruesja në atë pallat ka hyrë gati për 5 vite pasi punonte në shtëpinë e zonjës Klosi. Dyshimet janë ngritur kur është pikasur edhe silueta e djalit të saj dhe më pas është ndjekur çështje në mënyrë dinamike nga specialistët. Unë kam bindjen se pastruesja çfarë ka parë aty e ka çuar në shtëpinë e saj.


Video