Qeveria rrit pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

11 Shkurt 2026, 18:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimin e strukturës së pagave për punonjësit e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH).

Vendimi i ri parashikon një rritje të përgjithshme përmes indeksimit, si dhe një rritje shtesë specifike për gradat më të ulëta dhe të mesme.

Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, pagat e reja do të reflektojnë një indeksim prej 2.5% për të gjithë strukturën.

Kush përfiton më shumë?

Përveç indeksimit, qeveria ka aplikuar një politikë të veçantë rritjeje page për punonjësit që mbajnë gradat operacionale. Sipas pikës 2 të vendimit, përfituesit e rritjes (përtej indeksimit) janë gradat:

Asistent zjarrfikës

Zjarrfikës

Kryezjarrfikës

Nënkomisar zjarrfikës

Komisar zjarrfikës

Për gradat e tjera më të larta, vendimi saktëson se do të aplikohet vetëm indeksimi i inflacionit në masën 2.5%.

Ndryshimet hyjnë në fuqi për vitin buxhetor 2026. Fondet për këtë rritje do të përballohen nga buxheti i institucioneve përkatëse qendrore dhe nga njësitë e vetëqeverisjes vendore (bashkitë), përmes transfertës së miratuar në Buxhetin e vitit 2026 dhe të ardhurave të tyre të veta.


Video