Qeni i tij kafshoi 4-vjeçaren në Vlorë, çfarë tha pronari 87-vjecar i Pitbullit në polici

8 Prill 2026, 10:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetarët e Vlorës të martën, kur një qen i llojit pitbull sulmoi dhe kafshoi në kokë një vajzë katërvjeçare në Lungomare.

Policia e Shtetit njofton se, pas hetimeve për të zbardhur ngjarjen ka identifikuar pronarin e qenit i cili është një shtetas 87-vjeçar i cili është marrë në procedim penal në gjendje të lirë.

Gjatë marrjes në pyetje, i moshuari ka deklaruar se pitbulli mbahej zakonisht i lidhur brenda banesës, por sipas tij qeni ka këputur zinxhirin dhe ka dalë jashtë, duke shkaktuar sulmin ndaj vajzës.

Të gjitha materialet proceduriale janë dorëzuar në Prokurori, e cila do të vendosë mbi masat dhe përgjegjësinë për këtë ngjarje tragjike.


Video