EMRI/ Qarkullonte me shpejtësi 200 km/orë, del foto e të riut që humbi jetën në Vlorë!

7 Prill 2026, 17:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albi Hoxha

Është publikuar fotoja e të riut 24 vjeçar Albi Hoxha i cili mbeti i vdekur në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

I riu nga Fieri humbi drejtimin e mjetit me të cilin qarkullonte me shpejtësi mbi 200 km/orë dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.

Ngjarja ndodhi në zonën e mbikalimit të Novoselës.

Përplasja ishte aq e fortë sa edhe trupi i të riut u gjet rreth 30 metra larg vendit ku mjeti kishte përfunduar pas përplasjes.

Pamjet e sigurisë në zonë kanë filmuar momentin kur automjeti del nga rruga duke përforcuar pistën e shpejtësisë së lartë si shkak kryesor i aksidentit. 


Video