Qarkullonte i armatosur me pistoletën gati për qitje, arrestohet 37-vjeçari (EMRI)

2 May 2025, 09:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qarkullonte i armatosur me pistoletën gati për qitje, arrestohet
Momenti i arrestimit

Një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Policia e Tiranës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Trigger”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur në zonën e Astirit..

Gjatë operacionit, në Astir, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin David Simoni duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante në çantë.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua pistoleta dhe u arrestua shtetasi David Simoni, 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


Video