Qarku i Lezhës i 'pushtuar' nga lojërat e fatit, jep dorëheqjen drejtori i Policisë!

22 Prill 2026, 09:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejtor i policisë në Lezhë, Islor Islami

Islor Islami, drejtor i policisë në Lezhë, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij drejtues pas zbulimit të ambienteve të zbuluara për lojëra fati në Laç dhe në Milot.

Më herët, Policia njoftoi se kishte vënë në pranga tre persona dhe shpallur në kërkim një tjetër pasi i kishin kthyer lokalet në ambiente për ushtrimin e lojërave të fatit.

Njëri prej ambienteve ishte përshtatur edhe për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.


Video