Punëtori humbi jetën pas aksidentit në punë në Shkozet, arrestohen dy përgjegjësit e fabrikës “Pespa Alumin”!

26 Nëntor 2024, 15:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pespa Alumin”

Dy të arrestuar për aksidentin në punë, që ndodhi ditën e djeshme në Shkozet Durrësit.

Punëtori i fabrikës “Pespa Alumin” humbi jetën pasi u dëmtua nga makineria.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin D. N. që humbi jetën gjatë punës në një firmë për përpunimin e duraluminit, pasi dyshohet se u dëmtua nga një makineri, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. H., 47 vjeç, banues në Durrës dhe G. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës për sigurinë në këtë firmë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Video