Publikoi në internet video intime të 14-vjeçares, arrestohet monstra nga Lushnja

9 April 2024, 16:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Publikoi në internet video intime të 14-vjeçares, arrestohet
Momenti i arrestimit

Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Lushnje pasi publikonte në rrjete sociale video intime të një 14-vjeçareje.

"Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga një shtetase 40 vjeçare, se një person kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij komisariati organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien e autorit, përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares.  Celulari i shtetasit H. Ç. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

 


Video